Ballkani prezanton futbollistin liberian që luante te Laçi

Van dave Harmon është futbollisti më i ri i Ballkanit. Ka qenë vetë klubi suharekas që e ka prezantuar të shtunën.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Van Dave Harmon është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje Harmon dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, ka njoftuar kampioni aktual.

Futbollisti është pjesë e Kombëtares së Liberisë, ndërsa ai ka luajtur edhe me Laçin në Shqipëri.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit