Suharekë, Muharremaj flet për shpërndarjen dhe menaxhimin e financave

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për shpërndarjen dhe menaxhimin e financave.

Ai ka thënë se buxheti i komunës ka kaluar dhe është rreth 20 milionë euro.

“Buxheti ka kaluar në fund të muajti shtator me shumicën e votave dhe kështu që e kemi një buxhet ma të rritur për vitin e ardhshëm, përafërsisht është dikun 20 milionë euro”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këtë vit ka bërë disa kërkesa grupi i grave dhe të gjitha janë aprovuar.

“Këtë vit grupi i grave ka bërë disa kërkesa, të gjitha janë aprovuar”, ka thënë ai.

Muharremaj ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm është shumë më i mirë për barazinë gjinore.

“Vitin e ardhshëm pritet një buxhet shumë më i mirë për gjininë femërore”, ka shtuar ai më tej.

Tutje, i pari i Suharekës ka thënë se subvencionet janë rritur për 300% që prekin sfera të ndryshme për të rinj.

“Është një risi, ne kemi rritur subvencionet 300%, do të thotë do të ketë edhe për të rinj edhe për sport edhe për kulturë”, ka shtuar më tej ai.

Ai ka thënë se qëllimi i tij ka qenë ndarja e sa më shumë mjeteve për këtë kategori.

“Qëllimi kryesor është që të ndahen mjete sa më shumë për gjeneratët e reja, të fillojnë me biznese të reja”, ka shtuar ai më tej. / Gazeta10

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit