Hije të humbuna

Enver Sulaj

Kambët më ranë sot tue kërkue rrajët e mia
Kurrkund lajmëtarë
As fjalë të lanuna peng.

Lisat kanë gjethue e i kanë ba hije zjarrmisë.

Kah mbramja
gjethet e blinit lëshuen aromën e kandshme.

Rrëfimi për luftën ashtë në fillim
Kur ka me mbarue kujtimi për natën
që m’i dogji neuronet?

Sa herë vij në këtë qytet
Më dalin para sysh hije të humbuna.

E zhduken sapo u flas
Dhe ndalem me ndërrue ndonjë fjalë përmallimi.

Prishtinë,
2021

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit