Ancelotti: Pushimi vjen në kohën më të mirë, s’ka favoritë në Botëror

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Cadiz.

‘Mbretërit’ mbrëmë mundën Cadiz-in (2-1), në kuadër të La Ligës.

Tekniku italian tha se pushimi për shkak të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, vjen në kohën më të mirë. Ai thotë së ndihet mirë që Reali do të pushojë në kohën kur ka grumbulluar 35 pikë.

“Pushimi vjen në një moment të mirë për ne. Kemi bërë një gjysmë sezon të mirë. Tani mund të pushojmë duke e ditur që kemi 35 pikë në kampionat dhe kjo është më shumë së vitin e kaluar”, tha Ancelotti.

Ai ka folur edhe për Botërorin ‘Katar 2022’ që nis pas pak ditësh.

Kupa e Botës? Do ta shikoj nga shtëpia. Nuk ka favoritë, shpresojë të shohim një Botëror të mirë dhe lë të fiton skuadra më e mirë. Fatkeqësisht Italia nuk do të jetë atje”, ka theksuar Ancelotti.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit