Murati thotë se Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike

Ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike në vitin e fundit.

Ministri Murati tha se vlerësimi fundit i Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, është vlerësim i mirë dhe performanca është përmirësuar në 11 indikatorë krahasuar me raportin e fundit.

Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Steanbakek tha se Kosova ka arritur të ketë një rezultat për menaxhim më të mirë të financave publike në Kosovës, por megjithatë sipas tij, ka hapësirë për përmirësim.

Gjatë prezantimit të vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, organizuar në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë u kërkua po ashtu që të reduktohet edhe më tej evazioni fiskal në vend.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit