Shpirti ynë

Prend Ndoja

Nga dritaret, nën qepalla
Botën e vëzhgon
Qiellin dhe Tokën
Në njeriun i bashkon.

I palindur, i pakrijuar…
Dhuratë për njeriun është falë
Nga thellësia e mistershme
Dashuri hyjnore rrezaton.

Nuk plaket kurrë
E as nuk rinohet
Te i ligu djallëzohet
Te i miri shenjtërohet.

Rreth tij qëndron e vërteta
Mendjes e zemrës i jep freski
Kur merr ngjyrë të bardhë
Edhe hekurin e shndërron në Ar.

Edhe kur jeta është zhgënjim
Shpirti përsëri ruan saktësi
Me ngjyrat që e kemi stolisur
Vazhdon rrugëtimin në përjetësi.

Nëntor, 2022

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Lajmet e Fundit