13 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Të dhënat nga BQK: Inflacioni s’ka qenë më i lartë që prej vitit 2008

Në tremujorin e dytë të 2022, inflacioni në Kosovë arriti nivelet më të larta që nga mesi i vitit 2008, i nxitur kryesisht nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë dhe ushqimit.

Kështu thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës e ku potencohet se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë këtij viti arriti 12.6 për qind, me normën më të lartë të inflacionit të shënuar gjatë muajit qershor prej 14.1 për qind.

“Si pasojë e intensifikimit të presioneve inflacioniste gjatë vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka filluar të shpërndahet edhe në sektorë tjerë veçanërisht në atë të shërbimeve, që lë të kuptohet për bartjen e kostove të ngritura nga prodhuesit tek konsumatorët”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport theksohet se rritja e kostove dhe pengesat e vazhdueshme në zingjirët e furnizimit të mallrave të ushqimit dhe energjisë kanë bërë që këto komponentë të indeksit të përgjithshëm të shënojnë rritjen më të lartë, me kategorinë e ushqimit dhe pijeve joalkoolike që shënoi rritje prej 16.6 për qind, dhe çmimet e energjisë elektrike, gazit, dhe lëndëve tjera djegëse që shënuan rritje prej 17.1 për qind.

“Në kuadër të kategorisë së ushqimeve, rritje e lartë e çmimeve u shënua në çmimin e vajrave dhe yndyrave prej 53.1 për qind, bukës dhe drithërave prej 26.3 për qind, dhe qumështit, djathit, dhe vezëve me rritje prej 22.2 për qind. Shpërndarja e presioneve inflacioniste në sektorë tjerë vërehet në rritjen e inflacionit bazë, i cili shënoi ngritje prej 4.6 për qind”.

Sipas BQK-së duke pasur parasysh pozitën e ekonomisë së Kosovës si neto importuese e energjisë dhe ushqimit, luhatjet e mëdha të çmimeve të këtyre kategorive dhe pesha e tyre e konsiderueshme në shportën e konsumatorit bëjnë që kontributi i këtyre kategorive në inflacionin e përgjithshëm të jetë më i lartë sesa i komponentëve tjerë.

“Kontributi i ushqimit dhe pijeve joalkoolike dhe transportit në inflacionin e përgjithshëm gjatë kësaj periudhe ishte 6.6 pikë përqindje dhe 3.8 pikë përqindje respektivisht, ai i strehimit, ujit, rrymës, gazit, dhe lëndëve tjera djegëse ishte 0.9 pikë përqindje, ndërsa kontributi i orendive ishte pothuajse 0.5 pikë përqindje”.

Më Shumë

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të nivelit të ulët të burimeve, do të aplikohen reduktime të furnizimit me ujë në...

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit