14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Tentoi të kalonte 59 emigrantë me furgon në Kosovë, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Kukësit ka bërë të ditur se në sajë të operacionit “Tentativa” ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili akuzohet se në muajin tetor tentoi të kalonte në mënyrë ilegale me furgon në Kosovë 59 emigrantë të paligjshëm.

Policia njofton se gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.

Asociation “Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/mësimdhënëse të matematikës

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Tentativa”, të zhvilluar disa javë më parë, nga strukturat e DVP Kukës dhe të DVKM Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, u bë ndalimi i shtetasit G. M., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast”, bën të ditur policia./A2

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit