-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Nis restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë me dije se kanë filluar punimet restauruese në ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, raporton PrizrenPress.

Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri Çeku, ambasatorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish Hotel Shumadija, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Sipas njoftimit, projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj Qendre”, thuhet në njoftim të MKRS-së/ PrizrenPress.com

Më Shumë

Restaurohet ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren

Ish-konsullata Austro-Hungareze në Prizren është restauruar, duke u shtuar listës së aseteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në qytet. Objekti, që i takon shekullit XIX,...

Turbullira në burimet e ujit, qytetarët paralajmërohen të mos përdorin ujin për pije në Prizren, Suharekë e Malishevë

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, cilësia e ujit të pijshëm ka pësuar përkeqësim në disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës. Kompania...

Lajmet e Fundit