10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

 

E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë, nga ora 10:00, kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë:

 

Më Shumë

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit