Kosova feston sot Ditën e Flamurit

Edhe sot vazhdojnë manifestimet në kuadër të Ditës së Flamurit, 28 nëntorit.

 

Në orën 09:00, bëhen homazhe pranë shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Më pas, në orën 10:00, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kompleksin përkujtimor  në Prekaz.
Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 14:00, do të këtë parakalim të togut ceremonial të FSK-së në sheshet e Prishtinës.

Sipas agjendës, ceremonitë do të vazhdojnë edhe në orën 19:00, me pritjen që do të organizojë kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti.

Në këtë mënyrë, Kosova me aktivitete të ndryshme po shënon 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit