Mjeku kujdestar në Prizren: Erion Kajtazin e sollën pa shenja jete

Futbollisti Erion Kajtazi është dërguar në urgjencën e Prizrenit pa shenja jete, ka thënë mjeku kujdestar Hekuran Veçgishi. 

 

Ai ka folur për RTK-në pas rastit, duke dhënë detaje për gjendjen e të ndjerit.

“Rreth orës 13:30 në Urgjencën e qytetit të Prizrenit e sjellin pacientin mashkull në reanimimin e emergjencës së spitalit. Pacienti ka qenë pa shenja jete, është bërë përpjekja maksimale për ta kthyer në jetë, por reanimimi ka qenë i pasuksesshëm dhe pacienti ka përfunduar me vdekje”, ka thënë ai. “Nuk janë vërejtur lëndime trupore të pacientit. Ekspertiza ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes”.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit