Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë

Argjentina dhe Kroacia takohen sot (e martë) për të zhvilluar gjysmëfinalen e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar nga 20 nëntori.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Për të arritur në gjysmëfinale, Argjentina u deshtë të eliminonte Holandën përmes penalltive dhe natyrisht se ishte përballje e lodhshme për ta.

Por, të njëjtin fat e pati edhe Kroacia, pasi po ashtu eliminoi Brazilin (atë që cilësohej si favoriti kryesor në këtë turne) nëpërmjet 11 metërshave.

Kjo padyshim se do të jetë një përballje e zjarrtë, duke ditur dëshirën e dy përfaqësueseve që të kalojnë në final.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e sfidës tjetër mes Francës dhe Marokut, që luhet nesër nga ora 20:00. /Telegrafi/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit