Liverpool dhe United i bashkohen Chelsea-t në garë për Moukoko

Sipas një raporti nga Anglia, Chelsea përballet me konkurrencën nga Liverpool dhe Manchester United në garën për talentin e Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.

Liverpool dhe Manchester United i janë bashkuar garës për yllin e Dortmund, Youssoufa Moukoko, sipas “The Times”.

“The Athletic” kohët e fundit pretendoi se Chelsea po shikon mundësinë e nënshkrimit të 18-vjeçarit, ndoshta edhe në janar dhe Liverpool me United tani thuhet se janë gjithashtu të interesuar.

 

 

Megjithatë, Dortmund ende shpreson të zgjasë kontratën me Moukoko, e cila skadon në fund të sezonit. Tre klubet e Premier League duhet të bindin sulmuesin që ai të largohet nga “Signal Iduna Park”.

I pyetur për mundësinë e rinovimit me Dortmund-in, Moukoko i tha “RND” muajin e kaluar se “Do të doja të dija saktësisht se çfarë ka në mendje klubi për të ardhmen time”.

“Unë dua të zhvillohem më tej dhe pa ndeshje thjesht nuk mund të zhvillohem më tej, sepse nuk dua që zhvillimi im të ndalet përsëri. Mendoj se kjo është mjaft normale, sepse perspektiva është e rëndësishme për mua”, theksoi ai.

Sulmuesi që gëzon një vlerësim të lartë ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar katër asistime në 14 ndeshje të Bundesliga-s këtë sezon.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit