10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, për shkak mungesës të akuzuarit Albert Ademaj ka dështuar të mbahet gjykimi për vrasjen me thikë të të ndjerit M.K.

Kryetarja trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se gjykata ka prova se është lëshuar urdhëresa për sjellje pranë Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë dhe Njësitit të Transportit për të akuzuarin Ademaj.

Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ademaj, avokat Hajrip Krasniqi ka kërkuar që i mbrojturi i tij të transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren  për shkak të efikasitetit të kësaj procedure.

Prokurori Genc Nixha, ka kundërshtuar kërkesën e avokatit Krasniqi me arsyetimin se të akuzuarit nuk mund të qëndrojnë në një qendër paraburgimi deri në deklarimin e tyre në këtë shqyrtim kryesor për shkak që vepra penale është kryer në bashkëkryerje.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokat Blerim Mazreku ka thënë se pretendimet e prokurorit Nixha nuk qëndrojnë, ngase të akuzuarit Ademaj kanë qëndruar në të njëjtën qendër të paraburgimit gjatë procedurës paraprake me ç’rast janë deklaruar pranë prokurorisë e që deklaratat e tyre tani janë prova të pranueshme.

Mungesa e kushteve ligjore ka bërë që kjo seancë të shtyhet, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 21 dhjetor 2022.

Më Shumë

Drita drejt finales, fiton gjysmëfinalen e parë ndaj New Basket

Drita e Gjilanit e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play off-it në Ligën e parë. Ekipi gjilanas triumfoi ndaj New Basketit, pas një...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit