Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me 850 euro, i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.

Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.

“Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat”, thuhet në njoftim.

Policia falënderon qytetarin në fjalë, ku ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura. /Telegrafi/

Më Shumë

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit