20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Bashkimi fiton pas 4 ndeshjeve, mposhtë Vëllaznimin për herë të tretë

Në takimin e zhvilluar sonte në Suharekë, pasi që “Sezai Surroi” është në renovim e sipër, Bashkimi ka triumfuar ndaj Vëllaznimit nga Gjakova.

Ndeshja ishte mjaft interesante, me rezultatin që ishte i ngushtë pothuajse deri në fund, por fitoren arritën ta marrin prizrenasit, që në fund takimin e mbyllën me fitore 86-79.

Kjo është hera e tretë që Bashkimi e mposhtë Vëllaznimin në këtë sezon të Superligës, ndërkohë që për prizrenasit kjo ishte fitorja e parë pas 4 humbjeve radhazi në ligë.

Pas 15 xhirove, Bashkimi ka bilanc 5-10, kurse Vëllaznimi 6-9.

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit