Pezullimi i uljes së pagave për gjyqtarë dhe prokurorë – Qeveria ushtron ankesë kundër vendimit të gjykatës

Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë më datë 2 dhjetor kishte vendosur për pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që parashihte uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Dy javë më pas, përkatësisht me datë 16 dhjetor 2022, ky Departament ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me pezullimin e vendimit të saj.

Lajmin për parashtrimin e ankesës kundër vendimit për pezullim e uljes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Kujtojmë që më datë 23 nëntor, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në po të njëjtën ditë, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial morën vendim për reduktimin e aktiviteteve të tyre si shenjë proteste ndaj vendimit të Ekzekutivit, duke e cilësuar këtë vendim si kundërkushtetues dhe që cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Më 29 nëntor, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka ngritur padi në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër Qeverisë së Kosovës, lidhur me vendimin e datës 23 nëntor që parashihte uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tutje, më 2 dhjetor 2022, ky Departament kishte nxjerrë aktvendim me të cilën ka aprovuar propozimin e paditëses–propozuesës, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 të datës 23 nëntor 2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit.

Në këtë aktvendim thuhet se pezullimi i vendimit të Qeverisë do të mbetet në fuqi derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Vendimi i Ekzekutivit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte kritikuar nga krerët e gjyqësorit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët e kanë konsideruar këtë vendim si kundërkushtetues dhe ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Ndryshe, nga data 24 nëntor e deri më 5 dhjetor 2022, gjykatat dhe prokuroritë kanë punuar më staf të reduktuar, me ç’rast janë shtyrë mbi 2 mijë seanca gjyqësore në rastet të cilat nuk ishin në listën e shërbimeve esenciale që i ofruan këto institucione

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit