30.2 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Policia në Prizren shpërndan dhurata për fëmijë

Me qellim që policia të jetë sa më afër familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, familjeve të tyre si dhe fëmijëve të tjerë Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë shfrytëzoi mundësin e implementim të Projektit “Të Festojmë së Bashku”, duke shpërndarë pako për fëmijë me rastin e festave të fund vitit, për Vitin e Ri. Në kuadër të këtij projekti edhe policët nga Stacionet Policor Prizren, Suharekë, Dragashë dhe Mamushë kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.

Dhuratat janë shpërndarë për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome dhe autizëm, fëmijët të cilët festat e fund vitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve (repartet pediatrike), fëmijëve të policëve të rënë në detyrë (fëmijëve të policit-dëshmor Sami Thaqi), dhe fëmijë të tjerë për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmirëson jetën e tyre, por do të jetë një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.

Gjatë shpërndarjes së dhuratave janë përfshi edhe fëmijët e minoriteteve.

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit...

Lajmet e Fundit