Emërimi i Vitisë në krye të Shëndetësisë, reagon Avdyli

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë. 

Ai ka thënë se “tani shëndetësia ka adresë politike”, teksa është zotuar se do të jenë bashkë për “të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor”.

“Sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Postimi i plotë i Avdylit:

E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të Shëndetësisë.

Tani shëndetësia ka adresë politike.

Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit