Bashkimi nuk njeh fitore në BIBL

Nuk kanë të ndalura humbjet për Bashkimin në BIBL, derisa ekipi prizrenas është i fundit në renditjen tabelare të kësaj lige këtë stinor (2022/23).

Sonte, ka qenë edhe më vështirë, pasi që mysafir të prizrenasve në Suharekë ishin të pamposhturit e ligës nga Izraeli, Hapoel Beer Sheva, të cilët pas pjesës së parë të barabartë bënë dallimin në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen rehtashëm, 60-81[22-21, 11-14, 16-23, 11-23].

Tidjan Keita ka qenë më i dalluari te Hapoeli, derisa luajti me 12 pikë, 7 kërcime, 1 asistim e 1 bllokadë, ndërsa më efikasi ka qenë Egor Kulshov që shënoi 15 pikë në fitoren e ekipit mysafir sonte.

Te Bashkimi, Daniel Lekndreaj me 19 pikë e 4 kërcime ka qenë më efikasi, ndërsa 11 pikë dha Dejuan Graf e 10 të tjera Samardo Samuels.

Hapoel me këtë fitore bëhet me bilanc 4-0, ndërsa Bashkimi 0-4. Pas dy ditësh, Hapoel Beer Sheva do të ndeshet me Pejën në Karagaç në duelin që pritet t’ia sjellë njërës humbjen e parë të stinorit, ndërsa tjetrën ta mbajë si të pamposhtur këtë sezon në ligë.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit