Futbollisti britanik goditet për vdekje me thikë

Një futbollist është goditur për vdekje me thikë në një klub nate në Britaninë e Madhe. The Guardian shkruan se dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të krimit të rëndë.

Cody Fisher, 23 vjeç, u sulmua për vdekje në klubin e natës Crane në Birmingham, pak para mesnatës të së hënës. Mësohet se policia ka arrestuar dy të rinj në qendër të këtij qyteti për sulmin, përkatësisht 22 vjeç dhe 21 vjeç. Sipas policisë së West Midlands ata ndodhen në paraburgim për t’u marrë në pyetje. I riu u qëllua me thikë teksa po kërcente dhe ndërroi jetë 30 minuta pasi mori goditjet.

Fisher ishte lojtar i skuadrës së Stratford Town FC dhe ende nuk ka informacion për shkakun e sulmit ndaj tij./tvklan.al

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit