Qytetari i Suharekës e gjen stallën thatë – ia marrin lopët në vlere prej 6 mijë €

Një qytetar nga Suhareka  ka njoftuar policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa lopë, vlera e të cilave është rreth 6 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja nuk ishte në shtëpi.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit