Ylli shënon fitoren e 10-të, mposht me rezultat të thellë Prishtinën

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e javës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 71:51, në xhiron e 16-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi për therandasit pas katër humbjeve radhazi.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, dhe që në fillim kishin epërsi deri në shtatë pikë, 12:5, kurse çerekun e parë e fituan 14:10.

Periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë me vendasit që kishin epërsi deri në tetë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundon 32:26.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, ku kampionët u shkëputën edhe më tej dhe ngritën epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:35.

Në dhjetë minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë e krijuar, ndërsa prishtinasit nuk arritën të bëjnë rikthimin e dëshiruar dhe kampionët me 20 pikë dallim, 71:51.

Te Ylli më i miri ishte Bashir Ahmed me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te kryeqytetasit Dustin Thomas realizoi 17 pikë e gjashtë kërcime.

Ylli ka dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa Prishtina dhjetë fitore e pesë humbje. /Albanianpost.com

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit