21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Radiologia e vetme në QKMF-në e Prizrenit, ushtruese detyre e zëvendësdrejtorit

Shërbimi i radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren mbulohet nga një radiologe ku kryhen rentgene bazike, eho të gjirit dhe mamografi.

Mirëpo, krahas këtyre së fundmi radiologia e vetme e këtij institucioni të kujdesit parësor ka marrë edhe një detyrë të  re menaxheriale.

Më 13 dhjetor të 2022-ës, me një vendim të kryetarit, Shaqir Totaj, radiologia Shpresa Goçaj është emëruar si ushtruese detyre e zëvendësdrejtorit. Kjo me arsyetimin se çdo QKMF që numëron mbi 100 të punësuar ka edhe këtë pozitë, bazuar në Udhëzimin Administrativë për Kujdes Parësor 04/2020, njofton Klan Kosova.

Ndaj, opozita po cilëson se mbajtja e dy përgjegjësive mund të ndikojë në dëmtimin e shërbimeve dhe qytetarëve.

Sipas asamblistes nga Lëvizja Vetëvendosje, Dafina Alishani, edhe vendimi i kryetarit Totaj sa i përket emërimit, është i paligjshëm referuar udhëzimit administrativ, ngase procedurat e rekrutimit për këtë pozitë  duhet t’i zhvillojë Drejtoria e Shëndetësisë.

Alishani, po ashtu thekson se nuk e di se si do të  paguhet radiologia në fjalë për dy pozitat të cilat po i mban aktualisht.

Lidhur me këtë televizionit nuk i është përgjigjur as radiologia Shpresa Goçaj dhe as Drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha, teksa as nga kabineti i kryetarit nuk dhanë përgjigje.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit