Vrasja në Prizren, flet avokati Elshani: “Kobra” dyshohet për vrasje dhe dy vepra të tjera

Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra” po dyshohet se e vrau Visart Cengun, shtetas i Shqipërisë. E kjo çështje po zbardhet gjithnjë e më shumë me detaje të reja.

Avokati i Hoxhajt, Nexhat Elshani, i ka thënë gazetës Nacionale se klienti i tij po akuzohet për tri vepra penale, ndër to edhe vrasje.

“I ka disa vepra, saktësisht tri vepra. Për vrasje, armë mbajtje si dhe për shkaktim të rrezikut. Pesë janë të dyshuar. Unë e kam marrë tashmë vendimin për ndalimin 48 orësh.”, ka deklaruar Elshani.

Avokati ka treguar se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje.

“Është mbrojtë në heshtje. Nuk ka folë, nuk e pranon veprën.” – ka thënë tutje avokati.

Gjatë periudhës 48 orëshe pritet që gjykata të vendosë, nëse të akuzuarit do të shkojnë në paraburgim ose jo.

Avokati Elshani, ka thënë se pret që nesër të ketë veprime në këtë drejtim.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit