Heroina e Krushës, fejon djalin e vetëm që ka

Fahrije Hoti, është themeluesja e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’, e cila në vitin e kaluar u shpall ”Evropiania e Vitit 2022”.

Zonja e mirënjohur nga Krusha, që i bëri ballë vështirësive të jetës, mbrëmë e ka përjetuar një nga gëzimet më të mëdha të jetës.

Siç ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, zonja Fahrije e ka fejuar djalin e vetëm, Drilonin. Fahrije Hoti, ka folur për këtë ndjenjë të mrekullueshme dhe për të përzgjedhurën e të birit me fjalët më të bukura.

“I shtrenjëti biri im Drilon, urime fejesa me Salen. Biri im i dashur, falënderoj zotin që ta përzgjodhi nusen e mirë, të menqur e të bukur.

Faleminderit zot! Ehh s’di ku ta nisi këtë urim edhe pse kam shumë për të thënë e zemra më rreh më shpejt se ditën kur të linda e për herë të parë të mbajta në gji.

Thonë se nënat fëmijëve u japin frymë, e unë të dhashë frymë dy herë se ashtu e kishte shkruar zoti, që edhe përkundër vuajtjeve të mia e humbjes së babit tënd, të jetoj për motrën tënde dhe për ty. Për të marrë frymë përsëri, por tani nga ty.

Mbrëmë kjo frymëmarrje ishte shumë e fortë, si asnjëherë më parë, bashkë me frymën e fatit tënd të jetës-Sales,ma mbushët shtëpinë plot gëzim e dashuri.

Çofshi me shëndet të mirë, dashuri, harmoni e begati në jetë.

Nusja ime, Sale uroj që Driloni t’a mbush zemrën edhe ty si mua për dy dekada. Buzëqeshja e tij si ndaj meje çoftë ushqim për dashurinë tuaj në çift. E mbrëmë, kjo lutje u bë edhe më e fortë nga familja Hoti e Kermeni dhe mysafirët e shumtë nga mbarë shqiptaria.

Nëna, ju uron dashuri për njëri-tjetrin, mirësi e mirëkuptim. 

Urime fejesa, fryma ime, të trashëgoheni!” – ka shkruar ajo.

  

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit