Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë – Prizren, në Vërmicë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.

“Njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”.

“Hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike”,ka thënë Hoxha.

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit