Vdes avokati, Hajrip Krasniqi

Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se sot ka vdekur avokati Hajrip Krasniqi.

Krasniqi ishte edhe kryetar i Degës Regjionale në Prizren të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar shprehet ngushëllim për familjarët dhe miqtë, si dhe bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, duke qenë shumë krenare me veprën dhe kontributin e dhënë nga Krasniqi, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij”.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbaj mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e z. Hajrip Krasniqi, nesër me datë 11.01.2023, në ora 12:00 në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit