Joao Felix i bashkohet Chelsea

Joao Felix do të jenë pjesë e Chelsea-t deri në fund të këtij sezoni.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi i Atletico Madrid në një reagim në rrjetet sociale, ku thekson se është arritur marrëveshja me “Blutë” e Londrës.

Felix do të transferohet në Londër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2022-2023, ndërsa ndër të tjera nga “colchoneros” theksohet se Felix ka rinovuar kontratën me spanjollët deri në vitin 2027

“Marrëveshje me Chelsea-n për huazimin deri në fund të sezonit Joao Felix është arrirë. Felix po ashtu ka rinovuar me klubin tonë deri në vitin 2027. Faleminderit, Joao, të urojmë fat të mirë në këtë sfidë të re profesionale!”-shkruan Atletico Madrid.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit