8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Ish-futbollisti vritet në oborrin e shtëpisë nga tre qentë e vet

Ish futbollisti Philemon Mulala ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, pasi gruaja e tij e gjeti të vdekur në oborrin e shtëpisë duke qenë i kafshuar nga vetë qentë e tij.

Ish lojtari i Zambisë u deklaruar i vdekur të shtunën më 7 janar, në Lihtenburg, pra Afrikën Jugore.

Te tre qentë tashmë janë larguar nga prona duke u dërguar te shoqata për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve (SPCA).

Vdekjen e ish lojtarit e konfirmoi edhe policia, duke treguar se si ka ndodhur e tërë ngjarja.

“Gruaja e tij nuk shkoi fillimisht të kontrollonte se çfarë nuk shkonte [kur qentë po lehnin] pasi shtëpia e tyre ndodhet në një rrugë të frekuentuar dhe qentë lehnin shpesh ndaj këmbësorëve dhe automjeteve që kalonin”.

“Pasi u rikthye rryma [pas ngarkimit], ajo hyri brenda duke kërkuar burrin e saj, por nuk e gjeti. Pasi vazhdoi kërkimin e saj, gruaja pa burrin e saj të shtrirë pa lëvizur jashtë në kopsht.

“Ajo më pas doli jashtë, vetëm për të parë se burri ishte kafshuar nga qentë e tyre”, shkruhet në komunikatë.

Në gjashtë paraqitje për Zambinë, ai shënoi tre gola dhe luajti një sërë pozicionesh gjatë karrierës së tij, duke përfshirë mbrojtësin e majtë dhe anësorin e djathtë.

Federata e Zambisë nga ana tjetër ka bërë homazhe për ish futbollistin, që iu kishte ndihmuar të fitojnë trofe.

“Është një fund tragjik. Shumë që e kanë shikuar sidomos tifozët e Mufulira Wanderers janë pikëlluar”.

“Shumë e kujtojnë nga ditët e tij në kombëtare, ku ndihmoi në fitoren e trofeut të parë të Zambisë. Që pas pensionimit ai ka punuar me biznese në Afrikën Jugore”.

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit