8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Muriqi rrëfen për “Marca”-n, momentet më të vështira deri te suksesi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka rrëfyer karrierën e tij për mediumin spanjoll “Marca”-n.

Intervista e Muriqit përcillej me këngë dasmash kosovare, derisa bomberi kosovar rrëfeu momentet më të vështira të jetës së tij, deri te sukseset më të mëdha në karrierën futbollistike.

Në një spanjishte të rrjedhshme, sulmuezi prizrenas ka fol për kohën e jashtëzakonshme që po e kalon tek Mallorca, sfidat e vështira me Lazio-n dhe luftën në Kosovë.

 

 

“Ardhja e kosovarit i befasoi tifozët e Mallorca-s: Ai nuk po luante mirë me Lazio-n dhe numrat e tij nuk ishin më tërheqës.

“Por 33 ndeshje dhe 14 gola me Mallorca-n, Muriqi tashmë është idhull në ishull. ‘Il Pirata’, i cili e përjetoi luftën ballkanike si fëmijë, merr pjesë në MARCA për të bërë të qartë se qëndrimi i tij në ishull do të jetë afatgjatë” nis reportazhin gazeta spanjolle.

Muriqi fillimisht u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin në Mallorca, apo jo, pasi zërat shtohen se ai mund të largohet në janar.

“Nuk kam menduar kurrë të dal. Në janar, 100% jo. Por është diçka që nuk është në dorën time sepse ndonjëherë vjen një skuadër që mund të pajtohet me Mallorca-n, më thonë ‘të shesim’ dhe nuk mund të them asgjë”, tha Muriqi.

“Kam një kontratë shumëvjeçare me Mallorca-n dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë, mendoj dhe prandaj nuk kam menduar kurrë të largohem”, shtoi kosovari.

Mes emocioneve, Muriqi foli edhe për të kaluarën e tij, derisa përmendi edhe luftën në Kosovë.

“Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. U desh të arratisesha nga shtëpia pasi erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bomba dhe t’i duhej të ikje”, rrëfen Muriqi.

“Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, atëherë kuptoj se të jetosh pas kësaj përvoje është t’i vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër”, shtoi kosovari.

Më tej, bomberi kosovar, ka treguar se si fëmijë është dashur të punoj për shkak të vdekjes së hershme të babait të tij.

“Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajave të mi kur isha 9-vjeçar. Aty bëja gjithçka: kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. Të gjitha këto derisa arrita në Shqipëri në moshën 16 vjeçare.

“Gjatë asaj kohe vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën, pasi babai më vdiq në luftë”.

“Shkoja edhe në shkollë edhe në futboll dhe kjo ishte arsyeja pse e lash shkollën, pasi pa futboll nuk mund të jetoja. E di që nuk kam bërë mirë duke e lënë shkollën dhe tani mund të them se kam qenë shumë me fat”, ka shtuar Muriqi.

Muriqi më pas u pyet për nisjen e futbollit, derisa ai tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të bëhej ky që është sot.

“Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë”, thotë Muriqi.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serie A. Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit tim”, ka thënë Muriqi.

Muriqi foli mes tjerash edhe për periudhën e vështirë që e kaloi te Lazio dhe kohën formën e mirë që e pati si shkoi në Spanjë.

“E kam thënë gjithmonë se kam një mentalitet shumë të fortë. Kam kaluar dy muaj te Lazio që ishte shumë keq në të gjitha aspektet dhe gruaja ime më ndihmoi shumë për këtë, ajo ishte gjithmonë me mua”.

“Kur erdha këtu pasi nuk luajta në Itali, e prisja me padurim. E dija që mund të ishin katër muajt e fundit në një nivel të lartë. Kjo është arsyeja pse unë doja t’i bëja gjërat siç duhet. Këtu që nga dita e parë më dhanë shumë besim. Edhe tifozët, prandaj doja t’ia ktheja”, ka thënë mes tjerash Vedat Muriqi.

Kujtojmë që Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Mallorca. Ai deri më tani ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Muriqi fillimisht kaloi në huazim gjashtë-mujor në sezonin e kaluar te Mallorca, ndërsa në verën e fundit u transferua përfundimisht për 7.7 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit