3.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Mos-përcaktimi i vlerës së koeficientit, “ankth” te punëtorët

Ligji i Pagave, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës, nuk e përcakton vlerën e koeficientit. Kjo gjë po u sjellë ankth punëtorëve të shtyllave kryesore të shtetit. Kështu po konsideron eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu. Sindikata e Administratës Publike është shprehur e zhgënjyer më këtë vendim të qeverisë, duke e quajtur të padrejtë dhe joserioz.

 

Në fillim të shkurtit pritet të hyjë në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik. Por, ajo çka po e shqetëson këtë sektor është mos përcaktimi koeficientit.

Kryetari i Sindikatë së Administratës Publike, Ali Gashi, i tha Radio Kosovës se ende nuk kanë informacion se sa do të jetë vlera e koeficientit të pagës së tyre duke e quajtur këtë vendim si të padrejtë e joserioz.

“Në shkurt fillon zbatimi i ligjit të pagave, prandaj ne konsiderojmë se mos përcaktimi i vlerës se koeficientit është i padrejtë, joserioz e jo korrekt dhe jep mundësi për spekulime duke krijuar pasiguri e pakënaqësi të zyrtarët publik”, tha Gashi.

Administrata Publike po kërkojnë koeficientin 130 dhe sipas Gashit, nuk do të pranojnë vlerë tjetër. Ai tha se mbyllja hermetike e qeverisë është shqetësuese.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu po konsideron se miratimi dhe votimi i ligjeve në Kosovë, është shndërruar në hapësirë eksperimentale. Ai theksoi se kjo po dëmton imazhin e vendit përballë faktorit ndërkombëtar.

“Ajo çka është shqetësuese, është fakti se sot shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit, siguria, arsimi, shëndetësia,  janë në një ankth se cila  do të jetë paga në fund të muajit. Prandaj nuk i bëhet nder Kosovës, nëse gjithmonë miratohen ligje që adresën e parë e kanë Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Gërxhaliu.

Sipas Ligjit për Buxhetin e vitit 2023, buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Më Shumë

Ballkani përforcon sulmin me Valentin Sereben

FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Valentin Serebe, i cili i bashkohet ekipit në formë huazimi nga skuadra e njohur rumune,...

Eksperti i komunikacionit: Të gjurmohen shoferët që kanë shumë dënime në trafik

Eksperti i komunikacionit, Halil Halili, ka vlerësuar se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë është mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore. ‘’Shkaqet...

Lajmet e Fundit