16.2 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Kryeziu: Me pas treguar kaq dashuri për Amerikën sikur për Martin Berishajn, Kosova do të ishte më mirë

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe raportet me Amerikën.

“Sa respekt, dashuri e përkushtim po tregoni për Martin Berishajn, me pas treguar veç pak për politikën amerikane, shumë më mirë do i kishte punët, Republika e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Kryeziu.

Ai ka thënë se ekzistojnë disa praktika të njohura përmes të cilave luftohen OJQ-të, duke tentuar t’u dëmtohet reputacioni publik i tyre. “- duke i akuzuar si jo patriotë, tradhtarë dhe të angazhuar kundër interesave të shtetit, duke i akuzuar për mbështetje financiare nga shtete të huaja dhe si agjentë të këtyre shteteve, duke i ngacmuar dhe duke tentuar të ju ekspozoni jetën e tyre private, duke i akuzuar dhe sajuar lidhje e interesa me parti të caktuara kundër demokracisë, duke i ndjekur dhe i hetuar për vepra penale ose taksa mbi akuza të sajuara nga pushteti etj..”.

Kryeziu ka treguar se Viktor Urban, kryeministri hungarez, bëri ligje pothuajse të njëjta me ato të Rusisë, përmes të cilave reduktoi hapësirën qytetare, kryesisht angazhimin e OJQ-ve dhe njerëzve që përkonin në këto organizata.

“Në vitin 2014, pas fitores së tij të dytë, pothuajse të pakonkurrentë, ai identifikoi armiqtë e tij kryesorë si ‘liberalët’ nga Perëndimi dhe i përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara Amerikane dhe OJQ-të si agjentë të huaj. Madje ai bëri ligje dhe rregulla që secili aktivitet, raport, analizë nga OJQ-të që nuk janë instrument i kontrolluar nga pushteti i tij edhe janë të mbështetura nga donacione të këtyre shteteve, të shkruajnë së janë të mbështetura nga fonde të huaja. Në të kundërtën do të ndiqen dhe dwnohen. Pra të vetëshkruajnë se janë tradhtarë dhe

Më Shumë

Bashkimi dënohet me 3 ndeshje pa shikues dhe mbi 4 mijë euro gjobë

Pas incidentit të pahijshëm që ndodhi në përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale, ku Bashkimi mposhti Pejën dhe mori epërsinë në seri 2-1, KG...

Policia shqiptoi 1874 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1874 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit