1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Nga kryeprokurori deri te gjyqtarët – këto janë pagat në sistemin e drejtësisë me ligjin e ri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti do të jetë 105 euro, ndërsa gjatë 2024-së pritet të jetë 110 euro, , shkruan Telegrafi.

Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra, pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat.

Bazuar në këtë përllogaritje, pagat në sistemin e drejtësisë do të jenë si më poshtë:

Kryetari i Gjykatës Supreme 1785 euro

Reklama

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro

Kryetar i Gjykatës Themelore 1470 euro

Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro

Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese 1722 euro

Kryeprokurori i Shtetit 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5 euro

Prokuror nga 1344 deri në 1260 euro

Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale 1627.5 euro

Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit 1627.5 euro

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Lajmet e Fundit