4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zyrtare, 105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik.

Reklama

Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro, raporton Telegrafi.

“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është arritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024, sipas Ministrisë së Financave ai do të jetë 110 euro”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë arsyetimit të vendimit.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Pas dekretimit, ky Ligj është publikuar në Gazetën Zyrtare, e që do të jetë i gatshëm për zbatim brenda 30 ditëve.

Për shefin e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri procesi i përcaktimit të koeficientit të pagave ka qenë jo-transparent.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se çështja e koeficientit nuk është duke u mbajtur fshehtë.

Murati përmes një konference për media pati thënë se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur nga informatat që vijnë nga organizata të caktuara.

“Disa çështje i takojnë dikastereve të tjerë, ekipet po punojnë në aktet nënligjore. Edhe për koeficientin dhe tema tjera do të përditësohen. Koeficienti nuk është duke u mbajtur fshehur. Po përllogaritet ashtu siç vijnë informatat në organizatat buxhetore”, pati thënë Murati.

Kujtojmë se, opozita ashtu dhe sindikatat në vend kanë kërkuar që koeficienti i pagave të mos jetë më i vogël se 120 euro.

Koeficienti më i lartë, pra 18 i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues. /Telegrafi/

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit