11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Murati: 1 mijë punëkërkues janë regjistruar në Superpuna

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri tani në platformën `Superpuna` janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.

Murati, në një postim në Facebook, ka ripërsëritur se të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti.

Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar Murati.

Mund të jetë një imazh i teksti

 

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në...

Lajmet e Fundit