8.1 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Fatmir Sejdiu: Është një dhimbje e madhe që Rugova nuk e pa pavarësinë e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për ABC News, ka folur për zhvillimet politike me të cilat po përballet Kosova dhe dhimbjen që ndjen për faktin se presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk ka arritur ta përjetojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Absolutisht është një dhimbje e madhe që Rugova nuk e pa pavarësinë e Kosovës” – ka thënë Sejdiu.

Më tej, Sejdiu ka shprehur dhimbjen edhe me ish-krerët e Ushtris% Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë me akuzat për krime lufte.

Ish-presidenti shprehu besimin e tij absolut se Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së do të japin dëshmi që do të tregojnë pafajësinë e tyre në këtë rast.

“Duhet të shprehi konsideratë për ju dhe ata që na shikojnë. Dje ka qenë ditë e gëzimit, pavarësisht rrethanave. Është një datë e rëndësishëm, e cila nuk mund të harrohet. Dy nga ish-udhëheqësit e institucioneve dhe dy apo tre tjerë që janë të akuzuar, gjenden atje dhe mendoj se është një shenjë shqetësuese sa i përket këtyre zhvillimeve. Në një gjendje të tillë, akuza është bërë nga ajo gjykatë që është ndërtuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Unë dua të besoj se këtë njerëz do japin prova të pafajësisë. Ajo që na shqetëson është karakteri monoetnik i përndjekjeve. Në Kosovë kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe për këtë arsye është e udhës që duhet të këtë një hetim paraprak për lëvizjet që kanë ekzistuar”. – ka thënë ai.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Lajmet e Fundit