Çeku: Qeveria po bën shumë pak për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duhet të aktivizohen ta rrëzojnë akuzën

“Pak. Fatkeqësisht pak”. Kështu u përgjigj ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në pyetjen se a po bën diçka shteti kosovar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë.

“Duhet shumë më shumë”, vlerësoi Çeku, teksa vlerësoi se aspekti financiar i mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, nuk është mjaftueshëm vetiu, dhe duhet të ketë mbështetje në aspektin politik.

“Duhet që më shumë të mbrohet kauza jonë, lufta jonë, lufta jonë e drejtë e cila ka qenë luftë mbrojtëse dhe e pastër. Sepse akuzat janë të rënda, dhe akuzohen për ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’, e cila nuk qëndron fare. Historikisht është shumë e dëmshme, për historinë tonë, për të ardhmen tonë, që të kualifikohet lufta jonë si e tillë, sepse nuk ka qenë e tillë. Këtu thjesht është një përpjekje për të zbehur rolin e UÇK-së. Duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet ta mbrojmë kauzën tonë, duke i mbrojtur ata që përballen me këtë akuzë. Shteti duhet të jetë shumë më aktiv që ta rrëzojë këtë akuzë, qoftë në aspektin diplomatik e qoftë në aspektin lobues, kudo, që assesi të mos pajtohemi me një akuzë të tillë”, ka thënë Çeku për T7.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit