4.1 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

United vendos çmim marramendës për Rashfordin, pas interesimit nga PSG-ja dhe Reali

Manchester United ka vendosur një çmim prej 120 milionë funtesh për hajmalinë e momentit, Marcus Rashford, pasi duan të pengojnë interesin nga PSG-ja dhe Real Madridi.

 

 

25-vjeçari ka qenë në formën e karrierës së tij që kur klubi u rikthye pas Kupës së Botës, por statusi i tij i kontratës nënkupton që e ardhmja e tij afatgjatë në klub është në dyshim. Marrëveshja aktuale e anglezit skadon vitin e ardhshëm, me bisedimet në vazhdim për një zgjatje. Nëse të dy palët nuk arrijnë në një marrëveshje, klubi mund të detyrohet ta shesë atë gjatë verës.

Rashford aktualisht po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij duke shënuar 22 herë në të gjitha garat këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë tërhequr natyrshëm vëmendjen nga i gjithë kontinenti.

Megjithatë, United nuk janë të përgatitur të humbasin Rashfordin me çmim të ulët dhe zyrtarët e klubit kanë vendosur një çmim prej 120 milionë funtesh për të, sipas The Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Rashford tani ka shënuar 14 gola në 16 ndeshjet e tij të fundit.

 

 

Më Shumë

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u...

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e shtabit zgjedhor, ku janë...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit