Portieri i Anglisë pranon rinovimin e kontratës me Everton-in

Portieri i kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford, kërkohej nga shumë skuadra të mëdha, pasi që ishte afër skadimit të kontratës me klubin e tij, Everton-in (kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm).

Por, siç duket ai nuk e ka ndërmend të largohet nga “Gudisson Park”, pasi që mediat angelze raportojnë se numri një i “Tre Luanëve” ka arritur marrëveshje për ta nënshkruar kontratën e re me klubin e tij.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se bisedimet janë në fazën finale dhe tani po diskutohen vetëm disa detaje të fundit.

Pickford, pjesë e klubit anglez prej verës së vitit 2017, pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Everton-in dhe në marrëveshje do të ketë edhe një klauzolë largimi.

Kujtojmë që Pickford deri më tani numëron 222 ndeshje me Everton-in, prej të cilave e ka mbajtur portën e paprekur në 59 ndeshje.

Ai është portieri i parë i Anglisë, me të cilët numëron 50 ndeshje zyrtare.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit