I dehuri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes në Prizren

Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima e ka denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se është viktimë e dhunës psikike sistematike nga bashkëshorti i saj, i cili është recidivist i veprave të dhunës.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, I dyshuari  është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit