Trepça vazhdon me fitore

Trepça pas fitimit të Kupës, ka vazhduar serinë e fitoreve në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 84:87 (18:23, 23:26, 22:19, 21:19), në kuadër të javës së 23-të.

Çereku i parë ishte interesant, ku pas një fillimi të barabartë, mysafirët me një seri prej 0:7, kaluan në epërsi 17:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:23.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe krijuan epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 12 pikë, 22:34, dhe gjatë gjithë pjesës së parë ishin në epërsi, duke shkuar në pushim me rezultat 41:48.

Prizrenasit ishin më të mirë në periodën e tretë, ku barazuan shifrat në 56:56, derisa më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:68.

Kjo bëri që fituesi të vendosej në çastet e fundit, ashtu edhe siç ndodhi, por më të vëmendshëm ishin mitrovicasit që vazhduan me fitore dhe triumfuan 84:87.

Te Bashkimi u dalluan Samardo Samuels me 19 pikë e nëntë kërcime, Fisnik Rugova me 16 pikë e tetë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Kendrick Broën me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa mitrovicasit 14 fitore e nëntë humbje. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit