11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Sot fillon Epopeja e UÇK-së

Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

 

Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.

Në fakt, sot bëhen 25 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, që bashkë me familjen e tij dhe Jasharët e tjerë e mbrojtën Kosovën nga okupatori serb. Me rënien heroike të tij, Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti, kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë më të re.

Edhe sivjet Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete të shumta për shënimin e Epopesë së UÇK-së, derisa të hënën në orën 12:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne në përvjetorin e 25-të të rënies heroike të Komandantit Legjendar.

Ndërkaq sot në orën 12:00, mbahet ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, ku marrin pjesë edhe krerët e shtetit.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit