7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Kërcënon kryesindikalisti i KEK-ut: Nëse s’ngritën pagat do ta lëmë Kosovën në terr

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar institucionet se kjo sindikatë do të marrë hapa radikal nëse nuk ngritën pagat.

Në protestën e sotme, ai ka thënë se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre do ta lenë Kosovën në terr.

“Nëse nuk ngritën pagat do ta lëmë Kosovën në terr”, ka thënë Llumnica.

Ai ka bërë me dije se KEK-u ka shumë nevojë për punëtorë të rinj.

Llumnica ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hapin konkurse të reja në KEK.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ato institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punuar 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikuar, por rrezikshmëria s’paguhet”, ka thënë ai, duke shtuar KEK-u është e vetmja kompani publike që nuk ka marrëveshje kolektive.

Më Shumë

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Lajmet e Fundit