7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Përleshje mes nxënësve në një shkollë fillore në Prizren, 15-vjeçari ther me thikë shokun e klasës

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në Prizren, ku dy nxënës të një shkolle fillore janë përfshirë në përleshje, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”, ku pas një mosmarrëveshje një nxënës 15-vjeçar ka therur me thikë shokun e klasës, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për motivin e rrahjes.

Sinjali mëson se sulmi dyshohet se ndodhi për shkak të një konflikti të mëhershëm që i dyshuari ka pasur me viktimën, me të cilin vendosi që t’i qërojë hesapet sot brenda hapësirave të shkollës.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se rastet e tilla janë kthyer në shqetësim edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në institucionet arsimore.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit