Sot merret vendim për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për 15 %

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se në bazë të raporteve, për të Hyrat e Lejuara Maksimalet pritet që tarifat përfundimtare për konsumatorë të rriten rreth 15 për qind.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se bordi i këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO, raporton kp.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit