Projektohet rikthimi i Messit te Barcelona

Lionel Messi është bashkuar me Argjentinën, një vend ku ndihet ende “mbret”, ndryshe nga Parisi ku tifozët nuk ngurojnë as ta vërshëllejnë.

Situata që po “pleshti” po përjeton këtë periudhë te PSG-ja ka bërë që kampioni i botës të stepet në lidhje me të ardhmen. Pak muaj më parë rinovimi dukej një formalitet, por situata ka ndryshuar shumë kohët e fundit duke bërë që Messi më shumë të jetë larg Parisit në fund të këtij sezoni.

Messi do të largohej falas pasi i përfundon kontrata, ndërsa në Spanjë vijojnë të besojnë se ylli argjentinas mund të rikthehet sërish te Barcelona. “Operacioni Messi”, shkruan “Mundo Deportivo” në faqen e parë. E përditshmja pranë klubit blaugrana ka zbuluar se çelësi për të arritur te Messi është dhënia e një roli në klub pasi ta ketë mbyllur me futbollin e luajtur.

Kjo formulë mund të bind Messin të rikthehet në “Camp Nou”.

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit