0.6 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Kosova zhgënjen, barazon edhe me Andorrën

Kosova nuk ka arritur të nxjerrë me shumë se një pikë në përballjen ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se Kosova pati disa raste.

Në pjesën e dytë, Dardanët kaluan në epërsi me Edon Zhegrovën, në minutën e 59’, i cili shënoi një gol të bukur.

Por, Andorra e barazoi rezultatin shpejt menjëherë pas 2 minutave me anë të Albert Rosas Ubach.

Kosova u mundua deri në fund të gjejë golin e fitores por pa arritur dot.

Kështu Kosova, pas dy ndeshjeve ka dy barazime në grupin I. Dardanët barazuan edhe me Izraelin, në Tel Aviv, po ashtu me rezultat 1-1.


FT:  Kosovë-Andorrë 1-1

90? Ndeshja përfundon në barazim 1-1.

61? Andorra e ka barazuar rezultatin shpejt ndaj Kosovës. Golin e ka realizuar Albert Rosas Ubach.

59‘ Kosova ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Andorrës me golin e Edon Zhegrovës. Zhegrova me një goditje të bukur arriti të realizojë.

 

46? Ka filluar pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë dy ndryshime. Bersant Celina është larguar në vend të Edon Zhegrovës dhe Leart Paqarada në të Donat Rrudhanit.

45? Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës në barazim pa gola. Dardanët e dominuan të gjithë pjesën e parë, por pa gjetur golin. Rastin më serioz e pati Vedat Muriqi, në fund të pjesës së parë, por goditjen e priti portieri i Andorrës.

30? Ka kaluar gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes Kosovë-Andorrë. Rezultati vazhdon të jetë akoma 0-0.

15? Kalojnë 15 minuta nga fillimi i ndeshjes, rezultati vazhdon të jetë 0-0. Kosova u mundua të rrezikojë disa herë, por pa gjetur cakun e golit. Ndërkohë Andorra deri më tani është vetëm duke u mbrojtur, pa edhe kaluar pjesën tjetër të fushës.

10’ Kosova është duke dominuar në këto minuta, me disa raste të lehta të krijuara. Mysafirët deri më tani nuk po munden as të kalojnë pjesën tjetër të fushës.

 

Më Shumë

Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë. Fotografinë e ka publikuar djali...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit