11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Xhevahir Spahiu: Do të vdes në borxhe…

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe,
s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit.
I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë qe ia vodha të dielën,
i kam borxhe krimit që s’i vura emër.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr
i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vdekurve;
Gurin e varrit e shes
të laj borxhet.
Dhe vë pikën këtu.

Tani mund të flisni
për borxhet që më kini ju.

ObserverKult

—————–

PSE U LEJUA KRYEARTIKULLI I XHEVAHIR SPAHIUT NË “ZËRI I POPULLIT”?

Publikohen disa dokumente te panjohura nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të vitit 1973.

Bëhet fjalë mbi një raport-informacion të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit, Mirditë, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së.

Raporti iu dergua personalisht, Ramiz Alisë (sekretarit që mbulonte propagandën, artin dhe kulturën).

Fliste lidhur me mbledhjet e shumta të organizatave bazë të partisë dhe atyre të masave që ishin mbajtur në atë rreth, në luftën kundër çfaqeve të huaja “nën frymën e fjalimit të shokut Enver Hoxha, mbajtur në Pleniumin e III të Komitetit Qendror dhe aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, për problemet e kulturës, letërsisë dhe arteve”.

Të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë në mbledhjet e Mirditës, jo vetëm për problemet…

që kishte publikuar një kryeartikull të gazetarit e poetit të njohur, Xhevahir Spahiu, i cili vetëm para pak kohësh, ishte kritikuar nga ‘shoku Enver’!

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU

Më Shumë

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit